Gjej punë Punëso dikë Ruajtur ?
RAMETAL

Ekonomiste

Kopjuar

RAMETAL

Paga

Tipi i punës

E plotë

Eksperienca

Mid Level

Lloji i punës

Në zyrë
Përshkrimi i punës

Rametal kërkon një/e specialist/e të kualifikuar në fushën e financës, kontabilitetit dhe procedurave doganore për t'u bashkuar me ekipin tonë. Ky pozicion është ideal për një person të saktë, të përgjegjshëm dhe me aftësi të mira organizative, i cili do të kontribuojë në menaxhimin e dokumentacionit financiar dhe doganor të kompanisë.

Kërkesat
  • Eksperiencë në financë dhe kontabilitet.
  • Përdorim i mirë i programit Finance 5.
  • Regjistrimi dhe mbajtja e llogarive Klient–Furnitor.
  • Regjistrimi dhe fiskalizimi i deklaratave doganore.
  • Njohuri mbi procedurat e Import–Eksportit.
  • Njohuri mbi tranzitet dhe regjimet doganore.
  • Regjistrimi dhe kontrolli i dokumentacionit të importeve/eksporteve.
  • Aftësi të mira në Excel dhe përpunim të dhënash financiare.
  • Saktësi, përgjegjshmëri dhe aftësi të mira organizative.
  • Preferohet eksperiencë e mëparshme në kompani që operojnë me importe, eksporte dhe procedura doganore.

    Orari: 08-16, e Hene-e Premte.

    Mbikalimi i Fllakes, Durres.
    Nuk perfshihet transporti.

Rreth nesh

Rametal Shpk është një kompani lider në Shqipëri, e themeluar në vitin 2010, e specializuar në riciklimin, përpunimin dhe prodhimin e aliazheve të aluminit. Me seli në autostradën Durrës-Tiranë (Km 5, Xhafzotaj), kompania operon me teknologji të fjalës së fundit dhe furnizon tregun evropian me shufra dhe gjysmësfera alumini me cilësi të lartë. Mbi bazën e ekonomisë qarkulluese, aktiviteti ynë përfshin grumbullimin dhe shkrirjen e mbetjeve metalike, një rrjet të konsoliduar të import-eksportit dhe logjistikës ndërkombëtare, si dhe projektimin e ndërtimin e impianteve të energjisë së rinovueshme fotovoltaike. Si një kompani në zhvillim të vazhdueshëm, ne ofrojmë një mjedis pune stabël, që nxit zhvillimin profesional, sigurinë teknike dhe qëndrueshmërinë mjedisore.

Punë aktive: 2
Adresa:

Autostrada Durrës–Tiranë, Km 5, Vrrinë, Xhafzotaj, Durrës, Shqipëri

Numri i punonjësve:

I Mesëm (100-1000 punonjës)

Kontakt:

email: hr@rametal.al

tel: +35552900996