Mekanik/Saldator
Aiba
Paga
Tipi i punës
E plotëEksperienca
Mid LevelLloji i punës
Në zyrëKërkojmë Mekanik/Saldator në Shkozet, për mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve mekanike dhe strukturave metalike. Pozicioni kërkon aftësi teknike, saktësi dhe eksperiencë në punimet e saldimit dhe mirëmbajtjes mekanike.
- Orari: e Hënë – e Premte 07:30–15:30, e Shtunë 07:30–13:00.
- Kryen saldime të ndryshme sipas kërkesave teknike
- Riparon dhe mirëmban pajisje mekanike dhe struktura metalike
- Lexon dhe interpreton vizatime teknike dhe skema mekanike
- Punë praktike me pajisje mekanike dhe struktura metalike.
- Mundësi për të zhvilluar dhe avancuar aftësitë në saldim dhe mekanikë.
- Përvojë në mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve.
- Ambient profesional dhe i organizuar pune.
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë.
- Paga 50 000 Neto.
Rreth nesh
https://www.instagram.com/vezaaibaGjithçka nisi me dy vëllezër dhe një ide të thjeshtë, por të pazakontë për Shqipërinë e asaj kohe: si t’u ofronin familjeve shqiptare një produkt ushqimor me standardin dhe sigurinë e një vendi evropian. Vëllezërit Duka themeluan kompaninë aiba në vitin 1994, fillimisht si prodhues ushqimi për blegtori. Ata punuan me një vizion të qartë dhe me besim të palëkundur në fuqinë e sipërmarrjes së lirë. Të udhëhequr nga dëshira për të sjellë risi në çdo hap, ata vendosën të investojnë në një fermë pularie me 5,000 shpendë. Ky investim modest shënoi fillimin e një historie suksesi që falë punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm e ktheu aiba-n në prodhuesin më të madh dhe të rëndësishëm të vezëve në Shqipëri. Nga një ide e thjeshtë, u krijua një markë që sot është bërë sinonim i vezëve dhe produkteve të vezës shqiptare, duke u ofruar mijëra familjeve në mbarë vendin sigurinë dhe cilësinë që meritojnë çdo ditë.
Lagjja 14, Rruga Sali Nivica, Shkozet, Durrës, Shqiperi
I Mesëm (100-1000 punonjës)
email: info@aiba.al
tel: +35544540566
Ti mundesh!