Gjej punë Punëso dikë Ruajtur ?
Aiba

Operator i Salles se Monitorimit

Kopjuar

Aiba

Paga

50000/M

Tipi i punës

E plotë

Eksperienca

Mid Level

Lloji i punës

Në zyrë
Përshkrimi i punës

Kërkojmë një Operator të Sallës së Monitorimit për t’iu bashkuar ekipit në Shkozet, Durrës. Pozicioni ka një rol të rëndësishëm në monitorimin e vazhdueshëm të ambienteve dhe identifikimin në kohë të çdo situate të pazakontë apo emergjence.

Kërkesat
  • Monitoron kamerat e sigurisë dhe sistemet e alarmit në kohë reale.
  • Identifikon dhe raporton çdo aktivitet të dyshimtë apo incident.
  • Regjistron dhe dokumenton ngjarjet në sistemet përkatëse.
  • Njofton menjëherë ekipet përgjegjëse në raste emergjente.
  • Bashkëpunon me ekipin e sigurisë në terren.
  • Kryen kontrolle rutinë të funksionimit të pajisjeve.
  • Ruajtja e konfidencialitetit të informacionit dhe pamjeve të monitorimit.
  • Puna zhvillohet me 3 turne.
Përfitimet
  • Punë në një ambient profesional dhe të organizuar.
  • Trajnim dhe mundësi zhvillimi profesional.
  • Mundësi për të fituar eksperiencë me sisteme moderne monitorimi dhe sigurie.
  • Zhvillim i aftësive në komunikim, raportim dhe menaxhim situatash.
  • Mundësi për të punuar në një ekip bashkëpunues.
  • Mundësi rritjeje dhe avancimi në karrierë.
  • Paga 50000 Neto.

Rreth nesh

https://www.instagram.com/vezaaiba

Gjithçka nisi me dy vëllezër dhe një ide të thjeshtë, por të pazakontë për Shqipërinë e asaj kohe: si t’u ofronin familjeve shqiptare një produkt ushqimor me standardin dhe sigurinë e një vendi evropian. Vëllezërit Duka themeluan kompaninë aiba në vitin 1994, fillimisht si prodhues ushqimi për blegtori. Ata punuan me një vizion të qartë dhe me besim të palëkundur në fuqinë e sipërmarrjes së lirë. Të udhëhequr nga dëshira për të sjellë risi në çdo hap, ata vendosën të investojnë në një fermë pularie me 5,000 shpendë. Ky investim modest shënoi fillimin e një historie suksesi që falë punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm e ktheu aiba-n në prodhuesin më të madh dhe të rëndësishëm të vezëve në Shqipëri. Nga një ide e thjeshtë, u krijua një markë që sot është bërë sinonim i vezëve dhe produkteve të vezës shqiptare, duke u ofruar mijëra familjeve në mbarë vendin sigurinë dhe cilësinë që meritojnë çdo ditë.

Punë aktive: 5
Adresa:

Lagjja 14, Rruga Sali Nivica, Shkozet, Durrës, Shqiperi

Numri i punonjësve:

I Mesëm (100-1000 punonjës)

Kontakt:

email: info@aiba.al

tel: +35544540566