Veteriner
Aiba
Paga
Tipi i punës
E plotëEksperienca
Mid LevelLloji i punës
HibridKërkojmë Mjek Veteriner në Xhafzotaj-Durrës, për të drejtuar dhe mbikëqyrur aktivitetet veterinare dhe organizative të sektorit. Pozicioni kërkon përgjegjshmëri, aftësi organizative dhe përkushtim për garantimin e shëndetit, mirëqenies dhe zhvillimit optimal të tufave.
Kërkesat për pozicionin
- Aftësi të punës në grup dhe bashkëpunimi.
- Aftësi organizative.
- Orientim nga përmirësimi e zhvillimi.
- Diplomë në Universitetin Bujqësor, si Mjek Veteriner.
- Aftësi të njohjes dhe zgjidhjes së problemeve.
- Aftësi komunikimi.
- Orari: e Hene-e Shtune 07:00-15:00.
- Përgjegjës për funksionimin dhe organizimin e të gjitha punëve në sektor.
- Drejton dhe kontrollon punën e çdo punëtori në sektor.
- Kontrollon dhe zbaton masat karantinore të sektorit, bazuar mbi kodin e karantinës.
- Zbaton me përpikmëri disiplinën në punë.
- Zbaton me përpikmëri skemën e vaksinimit të miratuar nga Drejtoria e Prodhimit dhe plotëson dokumentacionin përkatës (Procesverbal Vaksinimi).
- Përpilon kërkesën për vaksina dhe materiale për sektorin që drejton.
- Organizon sistemimin e zogjve në momentin e mbërritjes, bën kontrollet e nevojshme, si pesha, sondazhe mbi numrin e krerëve, vitalitetin, në prani të përfaqësuesit të kompanisë që sjell zogjtë, si dhe materialin (si letra, apo organe) për t'i çuar në laborator, për të parë gjendjen e tufës mbi ngarkesën bakteriale.
- Për çdo tufë të ardhur që nuk korrespondon me standardet që kërkon kompania, bën informacion të detajuar dhe ia paraqet Drejtorisë së Prodhimit dhe Administratorit.
- Organizon lëvizjen e zogjve për në sektorin e prodhimit të vezëve.
- Kontrollon dhe mbikëqyr çdo ditë ecurinë e tufave në rritje dhe çdo problem ia bën prezent Drejtorisë së Prodhimit.
- Plotëson çdo ditë evidencat me të dhënat përkatëse dhe i raporton ato tek Drejtoria e Prodhimit dhe Administratori.
- Ndjek çdo ditë konsumin e ushqimit dhe të ujit dhe planifikon kërkesën për furnizimin me ushqim.
- Ndjek me përpikmëri çdo ditë parametrat optimal të rritjes, si temperatura, ventilimi dhe ndriçimi.
- Harton një plan biosigurie dhe ndjek me përpikmëri të gjitha proceset, si pastrimin, dezinfektimin, shëndetsimin dhe pajisjen me materiale sanitare të kapanoneve.
- Mundësi për të punuar në një sektor profesional dhe të specializuar.
- Përvojë praktike në menaxhimin dhe monitorimin e tufave.
- Zhvillim profesional në fushën e veterinarisë dhe prodhimit.
- Përfshirje në procese të biosigurisë, vaksinimit dhe kontrollit veterinar.
- Mundësi për të zhvilluar aftësi drejtuese dhe organizative.
- Punë në një ekip profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi rritjeje dhe avancimi në karrierë.
- Paga 80000 Neto + 100 litra naftë.
Rreth nesh
https://www.instagram.com/vezaaibaGjithçka nisi me dy vëllezër dhe një ide të thjeshtë, por të pazakontë për Shqipërinë e asaj kohe: si t’u ofronin familjeve shqiptare një produkt ushqimor me standardin dhe sigurinë e një vendi evropian. Vëllezërit Duka themeluan kompaninë aiba në vitin 1994, fillimisht si prodhues ushqimi për blegtori. Ata punuan me një vizion të qartë dhe me besim të palëkundur në fuqinë e sipërmarrjes së lirë. Të udhëhequr nga dëshira për të sjellë risi në çdo hap, ata vendosën të investojnë në një fermë pularie me 5,000 shpendë. Ky investim modest shënoi fillimin e një historie suksesi që falë punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm e ktheu aiba-n në prodhuesin më të madh dhe të rëndësishëm të vezëve në Shqipëri. Nga një ide e thjeshtë, u krijua një markë që sot është bërë sinonim i vezëve dhe produkteve të vezës shqiptare, duke u ofruar mijëra familjeve në mbarë vendin sigurinë dhe cilësinë që meritojnë çdo ditë.
Lagjja 14, Rruga Sali Nivica, Shkozet, Durrës, Shqiperi
I Mesëm (100-1000 punonjës)
email: info@aiba.al
tel: +35544540566
Ti mundesh!