Gjej punë Punëso dikë Ruajtur ?
COCOAL

ELEKTRICIST INDUSTRIAL

Kopjuar

COCOAL

Paga

€1000/M

Tipi i punës

E plotë

Eksperienca

Mid Level

Lloji i punës

Në zyrë
Përshkrimi i punës

Ferma "Cocoal" në Maminas shpall konkursin për pozicionin e Elektriçistit të Fermës në një nga impiantet më moderne të shpendarisë në vend.

Në dhjetor fillon montimi i sistemit te ri nga nje kompani italiane lider botërore ne kete sektor. Kandidati i përzgjedhur do të jetë i pranishëm që në ditën e parë të montimit për të bashkëpunuar dhe për t'u trajnuar direkt nga inxhinierët italianë.


Kriteret e Kërkuara:

  • Arsimi profesional në fushën e Elektroteknikës, Elektronikës ose Automatizimit (përparësi kanë diplomat nga shkollat teknike ose përvoja e ngjashme).
  • Aftësi shumë të mira në leximin e skemave elektrike industriale.
  • Njohuri mbi motorët trefazorë, inverterat, linjat e automatizimit dhe sensorët.
  • Seriozitet, korrektësi dhe gatishmëri për punë afatgjatë.
Kërkesat
  • Ndjekja e punimeve elektrike që gjatë fazës së montimit të ri në dhjetor.
  • Mirëmbajtja e vazhdueshme e sistemeve të automatizuara të fermës (kuadrot PLC, sensorët, sistemet e ushqimit, ventilimit dhe ndriçimit).
  • Ndërhyrja e shpejtë dhe zgjidhja e defekteve elektrike gjatë procesit të prodhimit.
Përfitimet
  • Pagë Neto: 1000 Euro/muaj.
  • Pagesë Transporti: 100 Euro/muaj.
  • Trajnim Profesional: Mundësi unike trajnimi direkt nga inxhinierët italianë.
  • Kushte të shkëlqyera pune në një ambient të automatizuar dhe me teknologji të fjalës së fundit.

Rreth nesh

https://www.instagram.com/ferma_cocoal/

COCOAL Organic Farm lindi më 6 Mars 2015 mes fushave të gjelbra të fshatit Maminas, Durrës. Ajo nisi si një ëndërr e vogël me një kapanon të vetëm me kapacitet 200,000 vezë në vit dhe një objektiv të qartë: ofrimin e produkteve origjinale e cilësore, duke respektuar kafshët dhe mjedisin. Që në fillim, kompania i kushtoi vëmendje të veçantë prodhimit të vezëve me rritje të lirë, duke u bërë e vetmja kompani vendase që ofron një produkt të tillë. COCOAL Organic Farm është një udhëtim i suksesshëm i ndërtuar mbi vlera të forta: cilësia, mirëqenia e shpendëve, qëndrueshmëria dhe respektimi i ambientit. Këto vlera i kanë mundësuar kompanisë një rritje të qëndrueshme ndër vite.

Punë aktive: 2
Adresa:

Durrës, Maminas.

Numri i punonjësve:

I vogël (10-100 punonjës)

Kontakt:

email: info@cocoal

tel: +355692048507